Flash News

E-TJERA

Covid-19/ Shqiptarët kurohen në spitalet e Kosovës: Këtu nuk na kërkojnë para, shërbimi shumë i mirë

Covid-19/ Shqiptarët kurohen në spitalet e Kosovës: Këtu nuk
Foto ilustruese

Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kanë zgjedhur të kurohen kundër koronavirusit në spitalet në Kosovë. Familjarët e këtyre pacientëve kanë thënë për "Fax news" se nuk kanë besim te spitalet në Shqipëri, duke theksuar edhe shërbimin jo në nivelin e duhur.

“Ka shumë ndryshim me Tiranën. Në radhë të parë doktorët janë shumë të respektueshëm, shumë të mirë. Nuk gjej fjalë si ti falenderoj. Në Tiranë as nuk të japin informacion fare. Kam qenë mes dy zgjedhjeve, në Tiranë apo Kosovë. Kam zgjedhur Kosovën. Jena shumë shumë të kënaqur me ta. Sa herë të duam marrim informacion nga mjekët”, tha një familjar.

Këta të fundit shtojnë se spitalet e Kosovës nuk ekziston fenomeni i korrupsionit. Ata shtojnë se mjekët nuk u kanë kërkuar asnjëherë para.

“Jo jo nuk ka asnjë rast korrupsioni. Edhe vetë po të duam me ja dhonë nuk marrin. Shikojmë lajmet çdo ditë çfarë po ndodh prandaj na ka humbur besimi. Familjarët janë shumë të kënaqur me shërbimin këtu. Shkojnë i pyesin si janë, shërbimi shumë i mirë”, deklaroi familjari i një pacienti tjetër për "Fax news".

Të fundit