Flash News

E-TJERA

Covid-19/ Sot nis java e vaksinimit të studentëve pranë fakulteteve

Covid-19/ Sot nis java e vaksinimit të studentëve pranë

Kjo javë i është kushtuar vaksinimit të studentëve para nisjes së viti të ri akademik më 18 tetor.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje studentëve t’i drejtohen fakulteteve për të bërë vaksinën në ambientet e brendshme të universitetit përkatës.

“Një ftesë për çdo student që ende nuk është vaksinuar, të shfrytëzojë këtë javë të vaksinimit të studentëve pranë fakulteteve, për të mbrojtur veten por edhe si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit,” shkruan Manastirliu në Facebook.

Kujtojmë se viti i ri akademik u shty me një javë, për t’iu dhënë kohën e mjaftueshme studentëve të vaksinohen.

Të fundit