Flash News

E-TJERA

COVID-i i merr jetën ish-kryebashkiakut të Kavajës, Meta dhe Basha shprehin ngushëllimet: Kryefamiljar model dhe nëpunës i përkushtuar i shtetit

COVID-i i merr jetën ish-kryebashkiakut të Kavajës, Meta dhe
Foto Ilustruese/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Presidenti Meta

Ndahet nga jeta Selim Veizi, kryebashkiaku i parë i Kavajës pas rënies së regjimit komunist. Veizi ndërroi jetë ditën e sotme pas infektimit me COVID-19.

Menjëherë pas lajmit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kanë shprehur ngushëllimet familjes, duke vlerësuar kontributin e ish-kryebashkiakut.

“Në këtë ditë të trishtuar për familjen e Tij dhe qytetin e Kavajës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen jeta të z.Selim Veizi, kryefamiljarit model dhe nëpunësit të përkushtuar të shtetit, i cili udhëhoqi përmes vështirësish Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik.

Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore!

I paharruar kujtimi i Tij!”, shkruan Meta.

“Me hidhërim mësova për ndarjen nga jeta të z. Selim Veizi, kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të komunizmit. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. Mirënjohje e e pashlyeshme për kontributin e tij për Kavajën.U prehtë në paqe!”, përfundon kryedemokrati Basha mesazhin e tij të ngushëllimit.

COVID-i i merr jetën ish-kryebashkiakut të Kavajës, Meta dhe

COVID-i i merr jetën ish-kryebashkiakut të Kavajës, Meta dhe

Të fundit