Flash News

E-TJERA

COVID19/ MSH: 8 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

COVID19/ MSH: 8 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar bilancin e fundit lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilët 8 raste janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Rastet e regjistruara me COVID19 janë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër.

Sipas MSH, aktualisht në vendin tonë janë 72 pacientë aktiv në të gjithë vendin dhe në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 2 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavairusit.

Të fundit