Flash News

E-TJERA

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Juventusit: Jeni pjesë e historisë sime

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Juventusit: Jeni pjesë e

Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo do të kalojë në ekipn e "Djajve të Kuq" dhe kjo ka gëzuar pafund fansat e Manchester United.

Sulmuesi portugez ka dhënë lamtumirën ekipit të Juventusit përmes një statusi në profilin e tij në Instagram - ku e ndjekin 333 milionë ndjekës.

Ronaldo shkruan se "u shkrua një histori mjaft e bukur" me Juventusin dhe se "nëse kthehemi prapa kuptojmë se kemi arrituur gjëra të mëdha".

"Itali, Juve, Torino, tiffosi bianconeri, do të jesh gjithmonë në zemrën time,"- përmbyll fjalimin e lamtumirës Ronaldo.

Statusi i plotë:

Sot largohem nga një klub mahnitës, më i madhi në Itali dhe sigurisht një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Evropën. Kam dhënë zemrën dhe shpirtin tim për Juventusin dhe do ta dua gjithmonë qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit. “Tiffosi bianconeri” më respektonte gjithmonë dhe unë u përpoqa ta falënderoj atë respekt duke luftuar për ta në çdo ndeshje, çdo sezon, çdo garë. Në fund, të gjithë mund të shikojmë prapa dhe të kuptojmë se kemi arritur gjëra të mëdha, jo gjithçka që kemi dashur, por megjithatë, kemi shkruar një histori mjaft të bukur së bashku.

“Juve, storia di un grande amore

Bianco che abbraccia il nero

Coro che si alza davvero

Juve për sempre sara… ”

Unë gjithmonë do të jem njëri prej jush. Tani jeni pjesë e historisë sime, pasi unë mendoj se jam pjesë e juaja. Itali, Juve, Torino, tiffosi bianconeri, do të jesh gjithmonë në zemrën time.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

 

 

Të fundit