Flash News

E-TJERA

Cukali: Një pjesë e mediave mbahen në konflikt interesi

Cukali: Një pjesë e mediave mbahen në konflikt interesi

Drejtori i Këshillit Shqiptar të Medias Koloreto Cukali ngre alarmin se një pjesë e mediave në Shqipëri mbahen në konflikt interesi.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Cukali komentoi raportin e DASH për Shqipërinë dhe problematikat e ritheksuara për median në vend.

Duke u ndalur te problematika e raportit se gazetarët mendojnë se disa kolegë të tyre janë të përfshirë në praktika korruptive, Cukali thotë se disa mediat për të mbajtur biznesin përdorin metodat e gjobëvënies.

Kjo më shqetëson, degradimi i medias vjen pak nga pak. Nëse do kishim kohë të kthehemi para 20 vitesh por kanë ardhur rënë.

Çdo tv kërkon të ndërtojë emision investigativ. Me ç’dëgjojmë një pjesë janë gjobëvënës, kur nuk e mban me telenovela dhe reklama. Kjo është e rëndë. Nëse ndërtojmë ligj për konfliktin e interesit do përgjysmohen. Një pjesë e mediave mbahen në konflikt interesi. Pronari merr para nga qeveria, koncesione, leje, ky është konflikt i pastër interesi. Shqipëria nuk e ka një ligj të tillë.

Kjo po kthehet në standard shqetësues, ka media që paguhen për lajme të rreme. Mediat për të mbajtur biznesin përdorin metodat e gjobëvënies. Gazetari duhet të investigojë por jo të jetë në konflikt interesi”, tha Cukali.

 

 

 

Të fundit