Flash News

E-TJERA

Cukali: Nuk ka liri mediash në vendin tonë, të pakët gazetarët që luftojnë

Cukali: Nuk ka liri mediash në vendin tonë, të pakët

Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali deklaron se liria e medias në vendin tonë nuk ekziston.

Duke folur në Ora News, ai shtoi se ka gazetarë dhe media që luftojnë, por janë shumë pak.

Sioas tij, skandalet e mëdha jepen vetëm nga 2-3 media televizive në vend, çka sipas tij është shumë shqetësues.

Cukali: Mendoj se liria e medias nuk ekziston më. Mendoj se po mbrojmë copëza të medias dhe e kemi kaluar këtë pjesën e rrezikut. Jetojmë në një periudhë të mediet dhe një krizë ekonomike. Në vendin tonë nuk ekziston liria e medies. Duhet ta rifitojmë lirinë e medias.

Ka gazetarë dhe media që luftojnë, por janë shumë pak. Skandalet e mëdha jepen vetëm nga 2-3 media televizive në vend është shumë shqetësues. Dallimi mes nesh dhe Kosovës janë kryeministrat në raport me lirinë e medias. Në Kosovë ka një qëndrim të qeverisë që nuk i ushqen me para mediat, ndryshe nga Shqipëria që pushteti i ka në xhep mediet.

Të fundit