Flash News

E-TJERA

Daci: Berisha non grata është më shumë mesazh për mazhorancën se sa për opozitën

Daci: Berisha non grata është më shumë mesazh për

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se vendimi ‘non grata’ për ish kryeministrin Sali Berisha është më shumë mesazh për mazhorancën se sa për opozitën.

Ai shtoi se Rama ka gjithçka dhe kjo nuk është normale, do të ketë probleme pa fund dhe se ka nevojë për të rigjetur ekuilibrin politik.

Daci: Jemi para një momenti ku kërkohet një ndryshim radikal në qeverisjen e vendit dhe në mënyrën se si bëjmë politikë në vend. Më shumë se sa për opozitën dhe Berishën, unë mendoj se ky është një mesazh më shumë për mazhorancën.

Mendoj se PD-ja është në një moment që i shërben për një reflektim më të thellë. Për mua nga këto gjëra PD-ja do të dalë më e fortë. Rama ka gjithçka dhe kjo nuk është normale, do të kemi probleme pa fund. Ne kemi nevojë për të rigjetur ekuilibrin politik.


 

Të fundit