Flash News

E-TJERA

Daci: Masa e sigurisë ndaj Veliajt, një çështje e mbyllur me provat e reja

Daci: Masa e sigurisë ndaj Veliajt, një çështje e mbyllur

Juristi Jordan Daci ka folur në lidhje me faktet dhe provat e reja që prokurorët kanë paraqitur sot në seancën në Apelin e GJKKO kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj.

I ftuar në News 24, Daci tha se provat e siguruara përmes përgjimeve në burg janë të ligjshme dhe vërtetojnë dyshimin e ngritur nga prokuroria.

“Provat e reja të SPAK, të marra duke përgjuar Veliajn në burg, janë të ligjshme. Për mua, masa e sigurisë ndaj Veliajt është një çështje e mbyllur me provat e reja që janë paraqitur,” u shpreh Daci.

Ai shtoi se edhe pse Veliaj nuk është ende i akuzuar zyrtarisht, ekzistenca e një dyshimi penal është e mjaftueshme për caktimin e masës së sigurisë.

“Asnjë masë sigurie nuk vendoset nëse nuk ka dyshim për një vepër penale të caktuar. Me ndryshimet që iu bënë Kodit të Procedurës në 2017, iu hap rruga arrestimeve të llojit të Veliajt. Deri atëherë, një rast i ngjashëm ishte ai i Ardian Fullanit, kur i shkuan në zyrë dhe e morën,” theksoi Daci.

 

 

Të fundit