Flash News

E-TJERA

Daci: Vendimi për Berishën është politik, nuk diskutohen të tilla qëndrime nga DASH

Daci: Vendimi për Berishën është politik, nuk diskutohen

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se vendimi për shpalljen e ish kryeministrit Sali Berish ‘non grata’ është politik.

Ai shtoi se herë pas herë vendimmarrja e brendshme e politikës sonë ka vënë në rrezik marrëdhënien me SHBA-të.

Daci: Ky është një vendim i pastër politik. A do të jetë një qëndrim i përhershëm? Nuk dihet se ndryshojnë mendim. Është jnë vendim politik që është vështirë ta diskutosh se DASH-i nuk të merr leje pse e merr. Nuk kemi pse të gëzohemi për personat që shpallen të tillë.

Berisha përfaqëson një pjesë të këtij vendi. Mendoj se marrëdhëniet tona, për shkak të politikës së brendshme tonën, herë pas herë kjo vendimmarrje brendshme ka vënë në rrezik marrëdhënien tonë me SHBA-të. Ajo që e shoh si problematike është fryma anti-amerikane e pashpjegueshme.

 

Të fundit