Flash News

E-TJERA

Dade "e paqartë" për largimin nga politika: Shndërrohet në drogë për ata që s'janë për t’i shërbyer popullit por vetes

Dade "e paqartë" për largimin nga politika: Shndërrohet

Ish-deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade ka folur për largimin e saj nga politika. E pyetur për arsyet e marrjes së këtij vendimi, ajo  ka thënë për "Top Albania Radio" se nuk ka një arsye konkrete.

Dade shton se në fillim ka qenë një mbështetëse e fortë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa më pas ajo e ka kritikuar për shumë çështje.

Sipas saj, politika shndërrohet si droga për politikanët që nuk i shërbejnë popullit, por shikojnë vetëm interesat e tyre.

“Se di arsyen e mirëfilltë përse s’jam në politikë, si disa kolegë të mitë që nuk kanë folur fare, kanë tundur vetëm kokën. Edhe ata janë hequr. Ëshët vështirë të thuash që arsyeja është se kam qenë kritike, se unë kam qenë mbështetësja e  Ramës në 2005. Poltika shndërrohet si puna e drogës për ata që nuk janë për t’i shërbyer popullit por vetes", u shpreh Dade.

Të fundit