Flash News

E-TJERA

Dade flet për largimin nga PS: Listat kalojnë nga Rama, nuk iu falet që futën në Parlament njerëz me rekorde kriminale

Dade flet për largimin nga PS: Listat kalojnë nga Rama, nuk iu falet

Ish-deputetja socialiste dhe ish-ministrja, Arta Dade ka rrëfyer se pse u largua nga PS-ja dhe ‘ngërçet’ me të cilat po ndeshet sot partia.

E ftuar në Neës 24, Dade tha se në kohën e Fatos Nanos, Partia Socialiste ishte moderne dhe kishte më shumë debat dhe mendësi ndryshe.

“Partia Socialiste me Fatos Nanon kryetar krijoi një të majtë moderne. Brenda partisë debati edhe për çështjet më të nxehta ishte pa asnjë lloj doreze. PS-ja, deri në kohën që kam qenë pjesë, ka qenë partia më moderne dhe më e demokratizuar brenda strukturave. Qe fryma e përgjithshme e Fatosit, madje edhe kur ishte në burg si i dënuar politik, por edhe koleget e tjerë që e drejtuan partinë kishin një mendësi ndryshe nga të gjitha partitë. Çdo parti konsumohet duke qenë në qeverisje”, tha ajo.

E pyetur se cilat janë gjërat që nuk i falen PS-së, Dade listoi mes tyre korrupsionin.

“Ka shumë gjëra, lufta kundër korrupsionit është shumë e zbehtë, njerëz me rekorde kriminale që u futën në Parlament, zgjedhja në mënyrë arbitrare e shumë kandidatëve etj”, u shpreh ish-deputetja.

Dade tha se u largua nga PS pasi nuk u përfshi në lista, pa asnjë arsye, por sepse vendosi Rama.

“Unë u largova se nuk u përfshiva në listat e PS-së, nuk kemi një proces siç duhet të jetë, p.sh. nuk përfshihesh në lista kur i ke krijuar kosto partisë politike, nuk përfshihesh kur nuk të votojnë, që nuk është rasti im. Aty është krijuar një frymë e tillë. Sistemi elektoral që ne ndryshuam ishte i gabuar dhe unë mendoj që po nuk ndryshoi sistemi elektoral, politika do të vazhdojë të degradojë drejt autoritarizmit, pasi listat nuk kalojnë nëpërmjet një procesi, por vendos kryetari, kjo është për të gjitha partitë”, tha Dade.

Të fundit