Flash News

E-TJERA

Daily Mail: 22 shqiptarë u deportuan fshehurazi nga Britania drejt Tiranës, fluturimi u autorizua nga Braverman

Daily Mail: 22 shqiptarë u deportuan fshehurazi nga Britania drejt

22 emigrantë të paligjshëm shqiptarë u deportuan fshehurazi me avion nga Britania e Madhe drejt Tiranës, shkruan media britanike DailyMail.

Sipas artikullit, fluturimi i fshehtë u autorizua personalisht nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman.

Shumica e të dëbuarve u dërguan nën masa të rrepta sigurie nga qendrat e mbyllura të dëbimit ku ata ishin mbajtur si kriminelë të dënuar ose për hyrje klandestine në Britani nga deti si emigrantë dhe jo si azilkërkues.

Disa nga shqiptarët besohet se janë caktuar për dëbim në javët e fundit gjatë verifikimit në kampin e përpunimit të Manston në Kent, i cili ka luftuar për të përballuar një rritje të mijëra mbërritjeve me varka.

Për t’u dëbuar drejt Shqipërisë, janë caktuar edhe shumë shqiptarë të tjerë të cilët ndodhen aktualisht në kampe teksa janë kapur pasi kanë mbërritur me gomone në brigjet britanike, vijon artikulli.

Avioni u ul në aeroportin Nënë Tereza në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës. Të 22-të u dërguan më pas në një stacion policie në vend, i cili është paguar pjesërisht nga britanikët për të përpunuar ata që ktheheshin nga MB.

Secili prej tyre kishte pasaportën e vulosur nga qeveria shqiptare që tregonte se ata janë të ndaluar të hyjnë në zonën Shengen të Evropës për tre vjet. Kjo do të thotë se ata nuk mund të përdorin viza 90-ditore të hyrjes në BE që i lejojnë të fluturojnë, ngasin makinën ose të marrin autobusë në Francën veriore ose Belgjikë për një kalim në Kanalin e La Manshit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 120 shqiptarë u dërguan në fluturime dëbimi muajin e kaluar.

Ato përfshinin 12 emigrantë të cilët u larguan drejtpërdrejt nga qendra e përpunimit të Manston më 13 tetor, vetëm 36 orë pasi mbërritën me gomone dhe nuk arritën të kërkonin azil.

 

 

Të fundit