Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
‘Daily Mail’: Si i shpëtojnë bandat shqiptare deportimeve, 5.000 £ për një raport fals mjekësor
Mediat angleze i kanë kushtuar një tjetër artikull emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që udhëtojnë me gomone drejt Britanisë së Madhe.
‘Daily Mail’ ka treguar në një artikull se si kriminale po paguajnë profesionistë mjekësorë për të ndihmuar në pengimin e përpjekjeve të Ministrisë së Brendshme britanike, për t’i deportuar drejt Shqipërisë.
‘Daily Mail’ tregon se bandat shqiptare shfrytëzojnë lidhjet e ngushta me firma ligjore për të marrë raporte të dyshimta 'mjeko-ligjore' për klientët e tyre.
Psikoterapistët dhe psikologët paguhen për të shkruar raporte që pretendojnë se shqiptarët, në veçanti, janë shumë ‘delikatë’ mendërisht për t'u intervistuar apo ndaluar nga Home Office. Zyrtarët po punojnë për të gjetur firmat, madje edhe për t'i mbyllur ato.
Një burim tha për ‘Daily Mail’ se: “Ka tendencë të jenë firma shumë më të vogla të përfaqësuesve ligjorë dhe këshilltarëve të imigracionit që janë të përfshirë në një lloj lidhjeje kriminale. Ajo që ne përcaktuam ishte se shqiptarët e përfshirë po paguanin ato firma ligjore që më pas paguanin për disa mjekë për të prodhuar raporte të dyshimta.”
Burimi ka thënë se firmat e tilla ligjore po shkojnë drejt mbylljes, ndërsa kanë mbetur gjashtë ose shtatë nga këto firma që janë ende shumë të përhapura. Disa këshilltarë ligjorë, kompanitë e të cilëve janë mbyllur, kanë qenë në gjendje thjesht të rifillojnë me një emër të ri, për shkak të boshllëqeve në procesin e rregullimit ligjor kuptohet.
Një i afërm i një shtetasi shqiptar të ndaluar i shkroi Home Office duke treguar se si i kishin paguar 5000 £ një firme ligjore për t'i liruar.
Ata u ankuan për dështimin për të siguruar lirimin e të afërmit të tyre dhe madje deklaruan emrin e firmës ligjore të përfshirë.
Zyra e Brendshme ka forcuar rregullat për raportet mjeko-ligjore.