Flash News

E-TJERA

‘Daily Mail’: Tre britanikët rrezikojnë të paktën 31 vjet burg për vrasjen e Nikulajt

‘Daily Mail’: Tre britanikët rrezikojnë të

Tre britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, rrezikojnë ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri, për pjesëmarrje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Kështu shkruan mediat britanike Daily Mail” për ngjarjen kriminale, që tronditi Shëngjinin gjatë muajit prill.
Mësohet se vendimi për ekstradimin e tyre pritet të jepet në muajin nëntor. Prokuroria shqiptare pretendon se tre britanikë, duke përfshirë edhe nënën e një djali 7 vjeç, ishin të përfshirë në krim.

Sipas hetuesve, Edmond Haxhia kontaktoi me Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar në planin për të larë hesapet disa vjeçare me biznesmenin Nikulaj.
Tre shtetasit britanikë dyshohet se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të kryer vëzhgimin e Ardian Nikulajt në lokalin e tij, në Shëngjin. Ruben Saraiva, 27 vjeç, i lindur në Portugali e banues në Mbretërinë e Bashkuar, është personi që qëlloi biznesmenin.  

Seanca dëgjimore e ekstradimit do të mbahet në nëntor. Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë 31 vite burg.

Të fundit