Flash News

E-TJERA

"Daily News" flet me shifra, sa pagoi qeveria shqiptare për akomodimin e Eric Adams

"Daily News" flet me shifra, sa pagoi qeveria shqiptare për

Vizita e kryebashkiakut të New Yorkut në Shqipëri, Eric Adams ka qënë kryefjala e mediave këtë të mërkurë, teksa janë ngritur pikëpyetje mbi shpenzimet që kjo e fundit ka pasur. 

Edhe pse Eric Adams u filmua duke zbritur nga një helikopter ushtarak dhe duke qëndruar në vilën qeveritare në Vlorë, kryeministri Rama u përgjigj me një ‘jo’ pyetjes nëse shpenzimet e vizitës po paguheshin nga qeveria shqiptare.

Megjithatë "Daily News" në një artikull të publikuar së fundmi, thotë ndër të tjera se vetë zëdhënësja e shtypit të Adams ka deklaruar se udhëtimi i kryebashkiakut në Shqipëri po mbulohet pjesërisht nga Bashkia e New Yorkut (fluturimet dhe disa shpenzime), ndërsa qeveria shqiptare po paguan akomodimin dhe transportin tokësor.

Referuar zëdhënëses, artikulli thotë se shpenzimet e qeverisë shqiptare janë rreth 290 dollarë në ditë, megjithatë ende nuk dihet vërtetësia e kësaj shifre.

"Daily News" flet me shifra, sa pagoi qeveria shqiptare për
Pjesë nga artikulli

Të fundit