Flash News

E-TJERA

Dako në burg, avokati: Nuk qëndrojnë provat

  Dako në burg, avokati: Nuk qëndrojnë provat

GJKKO vendosi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Pas vendimit, avokati i tij Petrit Ismaili ka dhënë një deklaratë për mediat . Ai tha se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për lënien e Dakos në burg.

“Vepra penale ka 10-12 vjet. Prokurori nuk paraqiti asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm të ndërmarrë, gjithashtu nuk dha asnjë provë për të justifikuar masën e sigurisë.

Kërkesa jonë ishte ndryshimi i masës së burgimit pasi nuk ka duket e nevojshme. Dako ka qenë kryetar bashkie dhe ka ushtruar detyrën përmes strukturave, për të cilat nuk mban përgjegjësi kryetari i bashkisë.
Ka një lapsus të prokurorisë . Është e provuar që vepra penale nuk ekziston”, u shpreh ai.

 

Të fundit