Flash News

E-TJERA

Dakordësia PS-PD, reagojnë SHBA e BE: Institucionet funksionale, thelbësore për demokraci të shëndetshme

Dakordësia PS-PD, reagojnë SHBA e BE: Institucionet funksionale,

Vjen reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë pas dakordësisë PS-PD në parim sot në Konferencën e Kryetarëve për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe shmangien e kaosit në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA thekson se është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Reagimi i SHBA:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.

Po ashtu, edhe delegacioni i BE në Shqipëria ka reaguar pas dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për ngritjen e komisioneve hetimore.

Reagimi i delegacionit të BE në Shqipëri:

Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.
Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Reagimi nga Ambasada Britanike në Tiranë

Edhe Ambasada Britanike në Tiranë në faqen zyrtare në Facebook reagon se është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë.

"Ambasada Britanike në Tiranë përshëndet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur. Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament.

Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë".

 

Të fundit