Flash News

E-TJERA

Dakos po i komunikohen akuzat, çfarë pritet të ndodhë nesër

Dakos po i komunikohen akuzat, çfarë pritet të ndodhë

Ish kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është njohur me akuzat ndaj tij pasi SPAK lëshiu urdhër arrest për të dhe 9 zyrtarëve të tjerë.

Pas vetëdorëzimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë, gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar se pranë Vangjush Dakos është edhe avokati i tij Petrit Ismaili, i cili pak më vonë mund të japë edhe një deklaratë për mediat.

Lala ka raportuar se ditën e nesërme prokuroria ka detyrimin të paraqitet në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe t’i japë mundësinë zotit Dako të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.

Oficerët e policisë gjyqësore po i komunikojnë akuzat zotit Dako e duhet të firmosen nga ana e tij dhe avokatit. Më pas mund të ketë edhe një reagim nga avokati i zotit Dako.

Petrit Ismaili është brenda ambiente të Drejtorisë së Policisë Tiranë prej të paktën 30 min.
Ai ka konfirmuar në një bisedë me Neës24 se nuk e ka ende një prokurë e firmosur para një noteri sa i përket përfaqësimit të zotit Dako, por do të marrë kontakt me të.

Ditën e nesërme prokuroria ka detyrimin të vijë në ambientet e Drejtorisë së Policisë t’i mundësojë të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.

Mbetet për tu parë nëse zoti Dako do preferojë të kalojë në ambientet e burgut duke pretenduar se kanë shqetësime shëndetësore, një rrugë kjo e ndjekur nga të gjithë zyrtarët e ish zyrtarët e tjerë të arrestuar”, ka raportuar ajo.

Të fundit