Flash News

E-TJERA

Daku shënon dopietë në Rusi, ia dedikon 14-vjeçarit të ndjerë, Martin Cani

Daku shënon dopietë në Rusi, ia dedikon 14-vjeçarit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme me Rubin Kazan.

Daku shënoi dy herë në minutat 10’ e 20’, ndërsa për të vulosur rezultatin 3-0 shënoi ganezi Joel Fameyeh.

Sulmuesi ia kushtoi dopietën Martin Canit dhe familjarëve të futbollistit 14-vjeçar i cili u vra pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari, Mario Perlleshi.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë”, shkruan Daku.

Të fundit