Flash News

E-TJERA

Dalin detaje nga kontrata, sa i kushtuan Shqipërisë dy satelitët që lëshoi Edi Rama

Dalin detaje nga kontrata, sa i kushtuan Shqipërisë dy satelitët

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me dy satelitët, “Albania 1” dhe “Albania 2”, të cilët u lëshuan një ditë më parë në hapësirë.

Dy satelitët i kanë kushtuar shtetit shqiptar 6 milionë dollar. Ky investim i madh vjen në kohë krize dhe kur parashikimet për ekonominë janë pesimiste.

Satelitët synojnë të kontribuojnë në forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në bazë të kontratës dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare. Ky shërbim do t’iu mundësojë institucioneve përfituese marrjen e imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit si në sektorin publik 

 

 

Të fundit