Flash News

E-TJERA

Dalin detaje nga ngjarja në Prizren, kush dyshohet se qëlloi për vdekje 31-vjeçarin nga Kukësi

Dalin detaje nga ngjarja në Prizren, kush dyshohet se qëlloi për

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Prizren, ku mbeti i pajetë një 31-vjeçar nga Kukësi. Viktimë mbeti Visart Cengu, ndërsa i plagosur Rufgen Shehu, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te lokali i natës “Kobra” në Prizren. Drejtuesi i mjetit Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë para uniformave blu se dyshojnë që i ka qëlluar pronari i lokalit të natës në momentin që këta po largoheshin me automjet pas sherrit.

Konflikti në lokal ishte i çastit, fizik jo me armë. Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë pasi në Spitalin Rajonal të Kukësit mungojnë specialistët e mjekësisë ligjore.

 

Të fundit