Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në një lokal natë në Prizren/ Humb jetën 31-vjeçari nga Kukësi, si ndodhi ngjarja

Të shtëna me armë në një lokal natë në

Një 31-vjeçar nga Kukësi ka mbetur i pajetë pas një konflikti në një lokal nate në Prizren.

Tre të rinj nga Kukësi kanë debatuar fillimisht me disa persona nga Kosova dhe më pas konflikti arriti në përdorimin e armës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në dalje të Prizrenit.

Pas konfliktit, në momentin që V.C., 31 vjeç, R.Sh., 27 vjeç dhe A.B,  po largoheshin me automjet, dyshohet se D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

I riu ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa 27-vjeçari ka mbetur i plagosur.

“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit  V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç,  që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C.,  dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës”, njofton policia.

 

 

Të fundit