Flash News

E-TJERA

Detaje të reja rreth vdekjes së 28-vjeçares shtatzënë, familjarët: Në fillim humbi fëmijën

Detaje të reja rreth vdekjes së 28-vjeçares

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 28-vjeçares shtatzënë, Emanuela Dalipi, e cila prej një jave ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv pasi ishte pozitive me Covid.

Familjarët e së resë kanë thënë për “News 24” se para një muaji kishte kryer një ndërhyrje në dhëmballë, ndërsa më vonë ka patur dhimbje të vazhdueshme koke.

28- vjeçarja i është drejtuar një klinike private për dhimbjet e kokës dhe prej asaj dite i janë shfaqur edhe problemet me frymëmarrjen.

 “E reja ishte 5-muajshe shtatzënë. Para një muaji kishte pasur një ndërhyrje në një dhëmballë, pas problemeve, dhe prej asaj kohe ka pasur dhimbje të vazhdueshme koke. Ka shkuar në një klinikë private dhe ka bërë një vizitë për dhimbjet e kokës, ku menjëherë më pas i janë shfaqur edhe problemet me frymëmarrjen. Ajo ka shkuar sërish për vizitë, ku mjeku i ka dhënë mjekim për azëm. Kjo ja ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen shëndetësore. Pastaj ajo është drejtuar drejt spitalit Covid-1, ku është trajtuar për një javë.

Katër ditët e para ka qenë në dhomat e spitalit, por duke qenë se ishte dhe shtatzënë kishte vështirësi në trajtimin e saj, pasi ilaçet ndikonin te shtatzënia, duke i bërë që fëmija t’i ngjitej lart dhe vajza kishte anoreksi, nuk hante. Për këtë, ajo është futur në operacion për t’i nxjerrë fëmijë nga barku, pasi vështirësohej jeta e të dyve. Dy ditë më parë ajo është futur në operacion, ku fëmija i ka lindur i vdekur”, kanë thënë familjarët.

Ndërsa, Artenis Dalipi, bashkëshorti i 28-vjeçares Emanuela Dalipi, tha se mjekët e spitalit Infektiv kanë bërë gjithçka kanë mundur për ta mbajtur në jetë.

Të fundit