Flash News

E-TJERA

Dalin EMRAT/ Kush janë 3 shqiptarët që vdiqën në Gjermani

Dalin EMRAT/ Kush janë 3 shqiptarët që vdiqën në

Shembja e një skele në një kantier ndërtimi në Gjermani ka qenë fatale për 4 shqiptarë që humbën jetën.

Albert Zorba nga Elbasani, Rruzhdi Hoxha nga Kukësi dhe Astrit Gjeka nga Dibra janë viktimave që humbën jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg, ndërsa Alfred Visha ndodhet në gjendje kome.

Mbrëmjen e së martës është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup, ndërsa një tjetër ende nuk është nxjerrë pasi ndodhet në fund të boshtit të ashensorit i mbuluar nga rrënojat.

Shqiptarët të cilët po punonin në kantierin e ndërtimit ishin të pajisur me dokumente pune bullgare false dhe një gjë e tillë e ka bërë më të vështirë identifikimin e tyre nga autoritetet gjermane.

Ata ishin të kontraktuar si punonjës në një kompani në pronësi të një shqiptari nga Kovosa, i cili pas ngjarjes tragjike është zhdukur.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës teksa shqiptarët po punonin në katin e tetë të një pallati në zonën e HafenCity.

Të fundit