Flash News

E-TJERA

Dalin fotot, Nuredin Dumani fliste “live” nga burgu me Alda Nikollën

Dalin fotot, Nuredin Dumani fliste “live” nga burgu me Alda

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani fliste live me kamer nga qelia e burgut me Alda Nikollin, një nga motrat nga Lezha të cilave iu vu tritol në banesën ku jetonin në Elbasan.

Për Top Channel ajo tha se pas kësaj ngjarjeje fshihet pikërisht Nuredin Dumani, me të cilin thotë se ka pasur komunikime prej dy muajsh, një marrëdhënie që sipas saj përfundoi me kërcënime.

Në fotot e treguara për TCH, ajo fakton se ka pasur komunikime të vazhdueshme në kamer me Dumanin, nga qelia ku ai qëndron, në burgun 313.

Dalin fotot, Nuredin Dumani fliste “live” nga burgu me AldaDalin fotot, Nuredin Dumani fliste “live” nga burgu me Alda
Alda tregon se e ka njohur nga partneri i motrës së saj Xhovanës, Amarildo Xhanejt, i cili ndodhet në burg. Sipas saj, Nuredini i ka kontaktuar dy motrat më qëllim për t’i përdorur dhe se ajo nuk e dinte që kishte një të dashur, e cila është bërë shkak për kërcënimet e marra.

 

Të fundit