Flash News

E-TJERA

Dalin mesazhet/ Kreu i PD në Fier i kërkon anëtarësisë të votojë kryedemokratin: Beteja vazhdon me Lulzim Bashën!

Dalin mesazhet/ Kreu i PD në Fier i kërkon anëtarësisë

Janë publikuar mesazhe, ku kryetari i PD në Fier, Luan Baçi iu kërkon demokratëve të mbështesin kryetarin Lulzim Basha.

Disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ai i ka dërguar mesazh anëtarëve që të dalin dhe të mbështetin Bashën, në një takim që ai zhvillonte në Fier, në kuadër të fushatës elektorale.

Po të njëjtit anëtar, Baçi i ka dërguar mesazh ditën e diel, kur u zhvilluan zgjedhjet për kryetar në PD. Ai iu kërkon që të votojnë Bashës, teksa shkruan se "pjesmarrja është e domosdoshme, beteja vazhdon me Lulzim Bashën".

Mesa duket kreu i PD-së në Fier është angazhuar që të kujtojë anëtarësinë për çdo aktivitet të kryedemokratit dhe ta mbështesin Bashën.

Kujtojmë që ky veprim vjen në një kohë që kadidatët e tjerë për drejtimin e PD kanë ngritur pretendime se nuk kanë mbështetjen e anëtarësisë dhe se kryetarët e degëve nuk i kanë mbështetur ata, por Bashën.

Ky i fundit u rizgjodh sërish kryetar, por kundërshtarët e tij e akuzuan se nuk dorëzoi në kohë listën e anëtarësisë tek ata dhe se bëri presion ndaj administratës.

Ndërsa Baçi arriti ta fitonte mandatin e deputetit në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 25 prillit. I renditur i 4-ti në listë, ai mori 5315 vota.

Dalin mesazhet/ Kreu i PD në Fier i kërkon anëtarësisë

Të fundit