Flash News

E-TJERA

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, ja sa është çmimi

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, ja sa

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kombëtares shqiptare, e cila do të luajë në 20 nëntor me Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për Euro 2024.

Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, çmimi i biletave do të nisë nga 3 mijë lekë deri në 8 mijë lekë.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, ja sa

Të fundit