Flash News

E-TJERA

Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni

Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si

Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars ndaj Anglisë në stadiumin “Wembley”, në Londër.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat për ndeshjen Angli – Shqipëri kanë dalë në shitje.

Për të siguruar një biletë, tifozët duhet të ndjekin këto hapa:

Krijimi i një llogarie: Fillimisht, duhet të regjistroheni me email-in tuaj dhe të plotësoni të dhënat bazike në platformën e caktuar në këtë link: https://www.wembleystadium.com/ticket

Pasi të hapni linkun, kaloni te “my account” për të krijuar llogarinë tuaj.

Përdorimi i linkut të dedikuar: Pas krijimit të llogarisë, do të keni akses në një faqe të rezervuar për tifozët shqiptarë, ku mund të blini biletat në këtë link: Biletat e ndeshjes

Çmimet e biletave: Biletat janë të ndara në tri kategori dhe çmimet ndryshojnë sipas vendndodhjes në stadium. Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132.

Të fundit