Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet brenda agjencisë, Arsen Muskurti puthi armën pasi vrau kunatën e më pas të vëllanë

Dalin pamjet brenda agjencisë, Arsen Muskurti puthi armën pasi vrau

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur të martën te ‘rruga e Kavajës’ në Tiranë, ku vëllai vrau me armë zjarri vëllanë dhe kunatën.

“Ora News”, sjell pamje të filmuara nga ambjentet e brendshme të agjencisë së udhëtimit, ku vrau vëllai i tij, Dritanin dhe kunatën Nora.

Pasi ka hyrë në agjenci, me gjakftohtësi Muskurti ka nxjerrë armën pistoletë dhe ka qëlluar plot 7 herë në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

E parë është qëlluar Nora Muskurti, e cila qëndronte në këmbë.

Ndërsa më pas Arsen Muskurti ka kthyer këndin e qitjes në drejtim të vëllait të tij, Dritanit nga një distancë e afërt.

Ndërsa Dritani është shembur në dyshme, autori i krimit është kthyer tek kunata e tij, Nora, të cilën ka vijuar ta qëllojë dhe dy herë të tjera në gjoks dhe kokë.

E pas kësaj, kthehet sërisht tek i vëllai duke e qëlluar edhe këtë të fundit në kokë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në 8 sekonda, duke mos i dhënë asnjë mundësi, dy viktimave të reagojnë për tu mbrojtur.

Teksa është siguruar që vëllai dhe kunata e tij, kishin vdekur Arsen Muskurti, duket në video që puth pistoletën dhe më pas largohet duke dalë nga dyqani.

Dalin pamjet brenda agjencisë, Arsen Muskurti puthi armën pasi vrauDalin pamjet brenda agjencisë, Arsen Muskurti puthi armën pasi vrau

Muskurti, ka udhëtuar disa metra në këmbë dhe ka shkuar në ambjentet e dyqanit të tij.

Pikërisht në këtë vend, ai ka futur në kasafortë armën e krimit dhe më pas është larguar në drejtim të banesës së tij në zonën e zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Por pas negicimit me të, Arsen Muskurti, është vetëdorëzuar duke treguar të gjithë dinamikën e krimit. 

Konfliktet për marrëdhëniet e dy vëllezërve për borxhet mes tyre dhe përpjesëtimin e pasurinë, janë bërë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.  

 

Të fundit