Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet e Rrajave në seancën e sotme në Gjykatë

Dalin pamjet e Rrajave në seancën e sotme në Gjykatë

Katër anëtarë të grupit “Rraja” kanë dalë ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ata akuzohen se dhunuan në mënyrë brutale dy persona në një lokal në Krujë.

Ata shihen brenda kafazit në gjykatë, të gjithë me veshje të zeza, ndërsa njëri prej tyre shfaqet me kokën ulur për të shmangur vëmendjen e kamerave brenda në seancë.

Rrajat akuzohen se dhunuan dy pjesëtarë të fisit Maja pasi këta të fundit ishin ankuar për aktivitetin e gurores në fshatin Borizanë e cila i kishte shkaktuar dëmtime në banesat e tyre.

Të fundit