Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet e tunelit prej 10 metrash që u hap për të grabitur bankën në Tiranë

Dalin pamjet e tunelit prej 10 metrash që u hap për të grabitur

Dalin pamjet e tunelit që u hap për të grabitur një bankë në Tiranë në shkurt të këtij viti.

Autorët e grabitjes së dështuar të bankës së nivelit të dytë në Bulevardit Zogu i Parë kishin hapur një tunel prej rreth 10 metrash, raporton tv klan.

Sipas hetimeve, për krijimin e këtij tuneli personave ende të paidentifikuar u janë dashur disa javë.

Ndërkohë, provat e shumta dhe gjurmët e administruara, nuk kanë ndihmuar policinë në zbardhjen e asaj ngjarje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga analizimi i tyre, prokuroria dhe policia nuk ka gjetur përputhje me asnjë prej personave të skeduar që kanë në databazë uniformat blu.

Sakaq mësohet se nga analizimi i qindra orë filmime të kamerave të sigurisë nga ana e hetuesve, nuk është fiksuar asnjë person të dalë nga kanalet e nëndheshme të Bulevardit Zogu i Parë.

Nisur nga këto verifikime, uniformat blu nuk përjashtojnë mundësinë që autorët e grabitjes së dështuar të jenë future në këto kanale, përmes ndonjë prej tuneleve ende të pazbuluar nga policia.

 



 

Të fundit