Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet kur efektivi qëllon për vdekje kolegun brenda komisariatit nr. 3 në Tiranë

Dalin pamjet kur efektivi qëllon për vdekje kolegun brenda

Publikohen pamjet nga momenti kur Ludian Zaimi qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë.

Siç duket nga pamjet e publikuara nga Euronews Albania, ndërsa disa efektivë policie të ulur nëpër karrige janë në pritje të ndërrimit të turnit, autori del jashtë dhe qëllon mbi viktimën i cili shihet i ulur në shkallët e komisariatit.

Ludian Zaimi e ka qëlluar disa herë me pistoletë Saliasin, ndonëse ky i fundit përpiqet të largohet duke u futur përsëri brenda në Komisariat e duke shtyrë me këmbë derën që të largonte 25-vjeçarin, i cili shihet teksa e ndjek me armë në dorë deri tek dera.

Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe u ndalua nga kolegët teksa përpiqej të largohej nga komisariati.

Të fundit