Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet kur gjyqtarja e Elbasanit sfilonte në spektaklin e ‘Miss Shqipëria’, çmimi që mori

Dalin pamjet kur gjyqtarja e Elbasanit sfilonte në spektaklin e ‘Miss

Dalin pamjet kur kryetarja në detyrë e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka qenë konkurrente e spektaklit të bukurisë, Miss Shqipëria në vitin 2003.

Në atë kohë 18 vjeçe, Kapedani vinte nga qyteti i Lushnjës dhe shprehej se merrte pjesë në këtë spektakël të realizuar nga regjisori Petri Bozo për të hedhur një hap drejt së ardhmes.

Ajo shihet duke sfiluar me bikini në pasarelë, madje fiton edhe çmimin ‘Miss spektakli’.

Sot Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates, pasi në media u publikuan disa video të saj në Tik-Tok, ku sfilonte brenda gjykatës.

Vetë gjyqtarja është shprehur se ajo nuk posedonte rrjetet sociale dhe se videot i ishin marrë nga telefoni i saj.

 

Të fundit