Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet nga baza ajrore në Kuçovë, komandanti i Forcave Ajrore: Do stërviten mjetet e NATO-s

Dalin pamjet nga baza ajrore në Kuçovë, komandanti i Forcave

Ndërsa pritet që në 4 mars të inaugurohet baza ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, ministri i Mbrojtjes ka publikuar pamjet nga ambientet e brendshme të saj.

 Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral brigade Ferdinand Dimo tha se janë investuar nga NATO janë afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro nga qeveria shqiptare.

“Në vitin 2021 u parashikuan të kryheshin investimet për rivitalizimin e instalimeve të bazës së Kuçovës. Tashmë sot jemi në përfundim të implementimit të 3 projekteve të rëndësishme siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetrale të bazës.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare”, sqaron Komandanti i Forcës Ajrore.

Dimo sqaron funksionet që do të kryhen nga kjo bazë. “Jemi në përfundim të të gjitha punimeve që trupat e  Forcës Ajrore të stërviten në këtë bazë.

Por jo vetëm kaq, trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të NATO-s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO-s”, tha ai.

 

Të fundit