Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet nga vrasja në Tiranë/ Autori me armë në dorë, viktima i ulur në tavolinë me shokët

Dalin pamjet nga vrasja në Tiranë/ Autori me armë në

Kanë dalë pamjet pak momente para krimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti viktimë 27-vjeçari Mehmet Qema. 

Në foton e BalkanWeb, e marrë nga një kamer sigurie, shihen protagonistët e krimit, ku autori, Marjus Dema 28-vjeç, është me pistoletë në dorë, pak momente para se të qëllonte të riun. Ata janë në një lokal së bashku me 4 persona të tjerë. 

Dalin pamjet nga vrasja në Tiranë/ Autori me armë në

Sipas burimeve zyrtare ngjarja, ndodhi rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”.  Marjus Dema është shpallur në kërkim dhe akuzohet për "Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, në kërkim janë shpallur edhe personat e tjerë të panishëm kur ndodhi krimi: Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Dyshimet janë se vrasja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia. Viktima dhe autori dyshohet se ishin shokë dhe teksa ishin nën shoqërinë e personave të tjerë, dyshohet se arma e mbajtur nga Dema është shkrepur nga pakujdesia dhe për pasojë ka lënë të vdekur 27-vjeçarin Mehmet Qema.

Dalin pamjet nga vrasja në Tiranë/ Autori me armë në
Mehmet Qema

Të fundit