Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet/ Pak sekonda para ekzekutimit të Behar Sofisë, vrasësi i kalon para syve duke ecur si i çalë  

Dalin pamjet/ Pak sekonda para ekzekutimit të Behar Sofisë,

Pak javë pas ekzekutimit, dalin pamjet e pak sekondave para ekzekutimit të 66-vjeçarit, Behar Sofia në qendër të Tiranës.

Në videon e abc shihet qartë kur Sofia del nga kafja dhe kalon rrugën në anën tjetër të Lanës përmes vijave të bardha, ndërsa vrasësi me pagesë, Ernejt Shyti e ndjek hap pas hapi.

Gjatë ndjekjes, 23-vjeçari i maskuar i kalon para syve viktimës, madje duke ecur si i çale fare pranë Sofisë.

Më pas autori e ndjek nga pas dhe për disa sekonda e qëllon me armë zjarri silenciator.

Pas kapjes, prokurorët kanë kërkuar një ekzaminim fizik të Shytit për të parë nëse kishte ndonjë problem nga këmbët apo jo. Pas ekzaminimit, mjeku ka konstatuar se Shyti nuk ka probleme nga këmbët, gjë që ka bërë prokurorinë të dyshojë se ai ka stimuluar këtë veprim me qëllim vështirësimin e punës së autoriteteve për të shkuar tek vrasësi i Behar Sofisë.

Shyti u arrestua javën e kaluar bashkë me tre persona të tjerë. Krahas Shytit, të arrestuar janë Xhuljano Visha, Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet se është personi që ka marrë porosinë për vrasjen e Behar Sofisë dhe më pas  gjeti ekzekutorin përmes Xhuljano Vishës.

 

Të fundit