Flash News

E-TJERA

Protesta/ Dalin pamjet, si e godet me shkop gome polici anëtarin e Kryesisë së PD

Protesta/ Dalin pamjet, si e godet me shkop gome polici anëtarin e

Dje opozita zhvilloi protestën kombëtare në kuadër të mosbindjes civile, e cila zgjati tre orë dhe e shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Ndërkohë, sot po qarkullon një video në rrjet ku duket qartë se si një polic i afrohet dhe godet me grusht në brinj, ku mbante shkopin e gomës, anetarin e Kryesisë së PD, Grigels Muçollari.

Në marshimin që u mbajt në Tiranë, pati shumë raste dhune të ushtruar pa motiv nga policia, teksa demokratët dhe qytetarêt ishin paqësorë.

Raportimet për agresion e prani të policëve të armatosur rende, ishin tē shumta.

Video si kjo, hedh poshtë deklaratat e qeverisë, e cila mohoi keto incidente.



 

Të fundit