Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua ish-efektivi i Policisë, Xhuliano Prela

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua ish-efektivi i Policisë, Xhuliano Prela

Janë publikuar pamjet e momentit të vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prela.

Pamjet janë bërë publike në studion e “Në Shënjestër” në News 24. Prela dyshohet se është ekzekutuar nga Brilant Martinaj, pas një konflikti të çastit.

Në pamjet e publikuara, shihet se si mjeti i Brilant Martinaj, informacion ky i konfirmuar edhe nga policia, afrohet në një rrugicë dhe parkon. Më pas, Martinaj qëllon mbi ish-efektivin duke e lënë atë të vdekur.

Ish-efektivi Xhuliano Prela u ekzekutua me plumb në zemër më 5 dhjetor të vitit 2020. I dyshuar kryesor për ngjarjen mbetet Brilant Martinaj.

Të fundit