Flash News

E-TJERA

Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, 860 maturantë nuk kaluan

Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, 860 maturantë

Janë publikuar rezultatet e Maturës Shtetërore për Gjuhën e Huaj. Nga rezultatet e publikuara nga Ministria e Arsimit ka më pak maturantë mbetës se viti i kaluar.

Numërohen 860 maturantë të cilët nuk kanë mundur dot të kalojnë provimin, ndërsa në vitin 2021 ishin afro 2.200 maturantë që rezultuan mbetës. Me notën maksimale 10 janë vlerësuar 6.600 maturantë, nga të cilët 600 kanë marrë pikët maksimale 60.

Të premten maturantët i nënshtrohen edhe provimit të fundit, atij të lëndës me zgjedhje.

Të fundit