Flash News

E-TJERA

Dalin ujërat e zeza në Durrës, Hysa: Mos shkoni në Venecia, Dakot dhe Sakot e sjellin më pranë jush

Dalin ujërat e zeza në Durrës, Hysa: Mos shkoni në Venecia,

Një nga zonat e përmbytura si pasojë e reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin është edhe ajo e Kënetës në Durrës. Situata është përkeqësuar pasi ujrat e zeza po dalin nga pusetat në oborret e shtepive të qytetarëve të Durrësit ndërkohë që pritet përkeqësim i rreshjeve.

Denoncimi është bërë nga sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, e cila ka postuar edhe disa pamje. Ajo akuzon ish-drejtuesit dhe kryebashkiaken Sako për lënien e Durrësit në mëshirë të fatit.

“Nuk keni përse të shkoni deri në Venecia , këtë të fundit për mbi 20 vite vazhdojnë ta sjellin më pranë jush Dakot e Sakot. Pas Galasë së mbrëmshme uroj t'i ketë dalë pija kryeministrit dhe kryetares së bashkisë.

Durrësi i lënë në mëshire të fatit ende skanë dëmshpërblyer përmbytjet e 2018, dëmet e tërmetit të 2019, imagjino tani... Qytetaret e Durrësit në mëshire të fatit edhe në 2022”, thotë ajo.

Të fundit