Flash News

E-TJERA

Dallëndyshe Bici rikthehet në krye të IKMT-së, merr vendin e Ervin Hoxhës

Dallëndyshe Bici rikthehet në krye të IKMT-së, merr vendin e

Dallëndyshe Bici është shkakruar nga posti i drejtoreshës së Kadastrës, dhe është emëruar në postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Në këtë post, Bici zëvendëson Ervin Hoxhën, i cili u emërua së fundmi në postin e Ministrit të Brendshëm.

Për Bicin është një rikthim në këtë detyrë, pasi këtë post e ka mbajtur edhe më herët.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se në krye të Kadastrës është emëruar Lorena Goxhobelli, një grua pa një profil publik.

Dallëndyshe Bici rikthehet në krye të IKMT-së, merr vendin e

Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.

Gjatë viteve 2014 – 2017, ajo ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj të vitit 2022.

Të fundit