Flash News

E-TJERA

Danimarka pezulloi vaksinën Astra Zeneca, Manastirliu: Nuk është e njëjta seri

Danimarka pezulloi vaksinën Astra Zeneca, Manastirliu: Nuk është

Nesër pritet të mbërrijnë në Shqipëri 38.400 doza të vaksinës Astra Zeneca.

Vaksinat e kësaj kompanie farmaceutike kanë ngritur shumë dyshime mbi efektivitetin, ndaj edhe disa shtet kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e saj.

E fundit është Danimarka, pasi shkaktoi mpiksje të gjakut te disa prej personave që e injektuan.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se kjo seri është konsideruar problematike dhe është bllokuar, ndërsa në vendin tonë mbërrin një tjetër lloj serie e Astra Zeneca-s.

Ne jemi informuar që seria që vjen nesër nuk është e njëjta seri që është në Danimarkë. Ka një seri që konsiderohet problematike dhe ky numër seri është bllokuar. Ka dalë dhe sot OBSH me një deklaratë ku thotë se pavarësisht se EMA është duke shqyrtuar këtë lot të vaksinës, pjesa tjetër duhet të vazhdojë vaksinimin duke monituar”, tha Manastirliu.

 


 

 

Të fundit