Flash News

E-TJERA

“Dardanët” nuk dorëzohen! Kosova barazon dy herë Sllovakinë

“Dardanët” nuk dorëzohen! Kosova barazon dy herë

Një përballje e luftuar dhe plot emocione është zhvilluar mes Sllovakia dhe Kosova, e cila u mbyll në barazim 2-2, me katër gola dhe ritëm të lartë gjatë gjithë takimit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Martin Valjent, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke mposhtur portierin Arijanet Muric.

Reagimi i Kosovës erdhi shpejt. Në minutën e 21-të, Hoxha goditi fuqishëm me të djathtën nga jashtë zone, duke tundur rrjetën dhe rikthyer baraspeshën në 1-1.

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Lukas Haraslin realizoi një gol disi të çuditshëm: një krosim në zonë që nuk u devijua nga askush përfundoi direkt në rrjetë, duke rikthyer avantazhin për Sllovakinë.

Kosova nuk vonoi të përgjigjej edhe në pjesën e dytë. Vetëm dy minuta pas rifillimit, në të 47-ën, Fidan Asllani shfrytëzoi një krosim të saktë nga Mërgim Vojvoda dhe me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë për 2-2.

Të fundit