Flash News

E-TJERA

Mitsotakis darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor, mediat greke: Shqipëria nuk do të përfaqësohet

Mitsotakis darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor, mediat greke:

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka organizuar një darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. Darka joformale do të mbahet në Megaro Maximos në 21 gusht.

Prothothema shkruan se nisma e kryeministrit shënon rolin udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë së energjisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore dhe kthimin e saj në Ballkan nga viti 2019.

Madje, ftesës së kryeministrit i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Pjesëmarrja e tyre në darkë është sa kuptimplote dhe simbolike, sepse më 21 qershor bëhen 20 vjet nga “Deklarata e Selanikut” e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua gjatë Presidencës greke të Këshillit të BE-së dhe që hapi rrugën për përfshirjen e disa vendeve të rajoni në Bashkim.

Në Athinë, konkretisht në hotelin “Britania e Madhe”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi, Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen për të marrë pjesë në darkën joformale.

Gazeta greke shkruan se Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet. Po ashtu, lideri i Sllovenisë nka refuzuar.

Të fundit