
Flash News
Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista
Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
Najada Çomo shfaqet krah Ramës, pranon ftesën për të qenë pjesë e listave të PS
DASH shpall Ardian Dvoranin kampion kundër korrupsionit, Rama: Vlerësim që shkrin baltën e hedhur pa kursim mbi të

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin si një ndër 12 kampionët në luftën ndaj korrupsionit.
Ka qenë ambasada e SHBA në Tiranë, ajo e cila ka publikuar deklaratën e Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken, i cili shpalli Çmimin Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit për Kampionët Kundër Korrupsionit dhe nderoi 12 individë të përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënies.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rindërtojnë partneritetet tona, të bazuara në parime të përbashkëta si sundimi i ligjit. Në këtë frymë, unë me krenari shpall Çmimin Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit për Kampionët Kundër Korrupsionit dhe nderoj 12 individë të përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënies”. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken.
“Gjyqtari dhe anëtari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani nga Shqipëria është një prej këtyre Kampionëve”, citon ambasada e SHBA.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama në një postim në twitter e ka cilësuar deklaratën e DASH si vlerësim rrezatues që shkrin baltën politike e mediatike, që u hodh pa mbi të.
“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkruan Rama.
Kujtojmë se kreu i shtetit, Ilir Meta ka kallëzuar në SPAK Ardian Dvoranin në lidhje me përplasjen për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta e ka cilësuar atë si shërbëtor të Partisë Socialiste, ndërsa gjatë sulmeve të tij ka deklaruar se Dvorani ka rrëmbyer kompetencat Presidentit të Republikës mbi emërimin e anëtarëve në Kushtetuese.
Ditari politik









Të fundit










A na bën optimistë një qeveri (e mundshme) e Bashës
4 Mars 2021, 21:04

6 fotografi që përshkruajnë emocione më mirë se çdo poet
4 Mars 2021, 20:48


Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
4 Mars 2021, 19:59




Georgina për Cristiano Ronaldon: Nuk ndërron as poçat në shtëpi
4 Mars 2021, 18:19
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
4 Mars 2021, 17:54
Shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të dashurohen
4 Mars 2021, 17:34
