Flash News

E-TJERA

DASH: Të hapen pa vonesë negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian

DASH: Të hapen pa vonesë negociatat e Shqipërisë me

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i DASH, Ned Price përmes një postimi në rrjetin social "Twitter".

Ai shkruan se ShBA-të janë duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin e tyre në rrugët evropiane të aspirantëve.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan zyrtari i DASH.

Të fundit