Flash News

E-TJERA

Dasho: Legalizimi i kanabisit mjekësor do normalizojë përdorimin, pse u kujtua tani qeveria?

Dasho: Legalizimi i kanabisit mjekësor do normalizojë përdorimin,

Qeveria miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. 

Mjeku Erion Dasho, i ftuar në Syri Tv, ka thënë se legalizimi i kanabisit mjekësor do të normalizojë përdorimin e drogërave, duke krijuar të ashtuquajturën "legalizim social".

Dashi tha se shteti mund të inkurajojë adoleshentët të blejnë dhe të përdorin kanabis sativa. Mjeku ngre pyetjen se pse qeveria u kujtua pikërisht tani që vendi ynë ka nevojë për kanabis mjekësor.

Dasho: Në qoftë se të rinjve shqiptar i jepet sot mesazhi që kanabisi u përdorka edhe për qëllime mjekësore, atëherë u krijohet në një farë mënyrë një legalizim social, një legalizim shoqëror i përdorimit të kanabisit. Dhe kanabisi nga një fenomen i cili duhet të jetë shoqëror dhe shëndetësor i papranueshëm bëhet një fenomem shoqërisht i pranueshëm, pra derisa shteti po e lejon prodhimin e kanabisit nuk ka gjë të keqe dhe një adoleshent ta përdorë atë, të paktën kështu e mendon një adoleshent në mendjen e tij.

Pra fenomeni bëhet lehtësisht i pranueshëm ndërkohë që lëvizjet ndaj fenomeneve të dëmshme shoqërore kanë arritur në ekstreme. Australia e ka bërë një paketë duhani 40 dollarë australian sot, Suedia ka ndaluar konsumin e duhanit edhe në mjedisi të hapura pra nuk mund të pish duhan në rrugë të hapura në Suedi.

Ndërkohë që Shqipëria, vendi që ka një problem aq të madh me drogën, vendi që është kthyer në  burim për kanabisin evropian papritmas legalizon kanabisin duke arsyetuar me qëllime mjekësore. Nga të gjitha ato dhjetëra dhe mijëra medikamente që ekzistojnë sot në botë dhe që tregu shqiptar ka nevojë për kanabisin, tani u kujtua qeveria shqiptare dhe ministria Manastirliu?!

Të fundit