Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet lokale, kreu i KQZ: Kërkova nga presidenti datën 6 Mars

Zgjedhjet lokale, kreu i KQZ: Kërkova nga presidenti datën 6 Mars

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar një bisedë me presidentin Ilir Meta, ku i ka kërkuar si opsion më të mirë për datën e zgjedhjeve të pjesshme, datën 6 mars.

Në një postim në Twitter, Celibashi shkruan se kjo datë do t’i jepte mundësi edhe KQZ-së të përgatiste më mirë procesin zgjedhor.  

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, shkruan Celibashi në Twtter.

Të fundit