Flash News

E-TJERA

David Cameron pritet të vizitojë Tiranën, prezanton programin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

David Cameron pritet të vizitojë Tiranën, prezanton programin

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron pritet të vijë në Shqipëri së shpejti.

Sipas medias britanike 'The Sun', Cameron do të zhvillojë bisedime me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.

Tabloidi britanik shkruan se Cameron udhëton për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës me njerëz.

“Ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, shkruan The Sun. 

Të fundit